
Për vendimin e vonuar të gjykatës se kujt i përket vula dhe sigla e Partisë Demokratike, ish-deputeti Fatbardh Kadilli deklaroi se pjesa më e madhe nuk duan që të merren vendim.
Nuk e duan gjyqtarët vetë, se e dinë që nga njëra anë do akuzohen, edhe pa u thënë Rama. Psikoza e gjyqtarit sot është larg sherrit, vetë opozita vazhdon të luftojë për një mit!
Çfarë është vula dhe firma? Një mit. Basha-Alibeaj që kanë parlamentin pse nuk venë atje, të kërkojnë ndarjen ligjore.
A jemi në politikë apo jemi për vulë. Vula e bën partinë? Partinë e bëjnë idetë. Ilir Meta ia ndërron emrin sa herë që do vetë.
Rama e ndërron siglën si do! Nuk mund të jenë këto thelbi i aksionit politik.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, ai deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të bëj gabimin që të mos regjistrojë asnjërën palë të PD.
Por sipas tij, ajo që e shqetëson te konflikti i PD, është duket se kanë harruar se pse janë përplasur.
Loja politike nuk është për të qeverisur, por për të marrë pushtet. Ai ka ushtri të madhe.
Unë akuzën nuk e ngre vetëm drejt individëve, por edhe drejt atyre që rrinë rreth e rrotull individëve që presin të mjelin lopën politike.
Njerëzit nuk kanë dot besim te një individ apo grupim i vogël, sa kohë që oferta këtej është akoma tunduese.
Është më i shëmtuar bashkimi se e ekspozon edhe më keq PD-në, që nuk ka një projekt politik.
Nuk e kuptoj dot politikën kundër mazhorancës që të jetë e përqendruar në akuzë ndaj mazhorancës.
Që të ikë Edi Rama e thonë 60% e njerëzve, por nuk thonë po aq që të vish ti. Se nuk jep një arsye politike.
I keq është ai, s’ka nevojë të ma thuash. Ti nuk mund të thuash të iki kjo se është e keqe se e shaj unë.
Edhe ne ishim në pushtet, i zeruam gabimet tona? Po nuk dolëm me ide të reja dhe sjellje të reja politike, Edi Rama do mbretërojë.



