Cila PD në KQZ? Stafa: Jemi përballë grabitjes së vulës dhe asgjësimit të opozitës. Opozita është kthyer në profesion (VIDEO)

Cila PD në KQZ? Stafa: Jemi përballë grabitjes së vulës dhe asgjësimit të opozitës. Opozita është kthyer në profesion (VIDEO)

Vula e PD tashmë është në duart e KZQ-së, për të mësuar se a do të marrë sot zgjidhje kjo çështje.

Ish-kryetari i PD-së në Durrës, Osman Stafa, në “MCn live”, tha se përmes gjyqit, iu bë një grabitje e vulës së PD-së.

Stafa e çon më tej analizën e tij teksa thotë se tashmë demokratët janë përballë përpos grabitjes së vulës edhe asgjësimit të opozitës.

Ai thotë që në këtë kontest, opozita duhet të reagojë dhe të jetë më e vendosur.

Me datën 3 mars u bë një gjyq, kjo në fakt është një grabitje e vulës së PD. Vula nuk i përket as Sali Berishës, as Alibeaj, as Bashës, as mua, por i përket demokratëve.

Nuk kishte nevojë që të hyjnim në këto lloj kalavaresh, këto janë kurthe që ndërtohen.

Një pushtet i cili nuk ka filluar të grabis dje të drejtën dhe liritë e demokracive. Që në 2013 ka ardhur më një skenar të qartë. Ne heshtëm te aksidentet e para, dhe ja ku jemi sot, kur demokracia shqiptare ka arritur në limitet e asgjësimit. Sepse po i grabitet të drejtën e përfaqësimit të opozitës, çfarë do të thotë më, ku qëndron sistemi i demokracisë. Jemi përballë në grabite të vulës dhe asgjësim të opozitës.

Kemi një opozitë e cila duhet të reagojë, duhet të jetë e vendosur, të kryejë sfidën përballë këtij realiteti kriminal.

Për Stafën, opozita shqiptare sot është kthyer në profesion, duke harruar motivin se pse është.

Ai poashtu foli edhe për gatishmërinë e Sali Berishës, për të negociuar me të gjitha strukturat e PD-së.

Politika shqiptare ka humburën konceptin e një politike reale. Sot kemi një opozitë që po kthehet ne profesion, në moment që opozita largohet nga misioni i saj dhe kthehet në profesion, atëherë bie kauza që duhet të përfaqësoj qytetarët.

Jam i bindur qe po të ulesh me dr.Berishën, ai do të pranojë për negocim, e kam bërë një bisedë të tillë, kam dashur të marrë një iniciativë bashkë me Grupimin politik “dhjetor ‘90 “ dhe ka qenë shumë i gatshëm.

Ky takim nuk ka më shumë se dy javë, ai ka thënë që është i gatshëm për të negociuar por unë shoh së opozita po kthehet në profesion pro shoh se sot u përballem me Bashën i cili autorizon në cilësinë e kryetarit autorizoj juristin e vulës për të regjistruar, kjo këtu vë shumë pikëpyetjet se paskemi qene përballë një kurthi të cilën çdo kandidat i dalë nga primaret duhet të regjistrohet me siglën e Lulzim Bashës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy