Deklaratave te bëra ditet e fundit nga deputetja e LSI Monika Kryemadhi se nga kriza politike dhe tensioni mes Bashës dhe Ramës 300 mijë vende pune i ikin Shqipërisë, i eshte pergjigjur kryeministri Edi Rama nga emisioni “Dritare” i gazetares Rudina Xhunga.
“Monika ka filluar fushatën dhe po bën edhe rolin e opozitës në mungesë të opozitës. Mos i merrni seriozisht ato që thotë Monika se LSI është partnere në koalicion dhe ka dhënë kontribut për shumë reforma, por llogaria është një llogari që është elektorale dhe nuk është matematike dhe as reale”, tha Rama.
Rama ka folur për herë të parë pas takimit me kreun e LSI Ilir Meta të shtunën në Hotel Tirana, ne lidhje me vazhdimin e koalicionit dhe futjen bashke me zgjedhjet e 18 qershorit.
A ka afate për nënshkrimin e marrëveshjes për të hyrë në koalcion apo besoni aq shume te njeritjetri sa…
Rama: Edhe kjo mund të jetë
Rudina: S’e kisha menduar
Rama: E the pa menduar
Rudina: Njerëzit shikojnë mosbesim mes jush, shohim dreka e darka po s’ka nënshkrim
Rama: Me drekat e darkat merreni ju kronikanët e katundit mediatik dhe njerëzit lexojnë ato që i servirni ju
Rudina: Do hyni bashkë ne zgjedhje?
Rama: Do ta vendosim në momentin e duhur dhe s’ka ardhur akoma
Rudina: Do e vendosë ai?
Rama: Për ne s’ka pasur asnjëherë asnjë diskutim kjo gjë, për ne koalicioni ka funksionuar në funksion të objektivave të mëdha, ka pasur probelmet e veta por do kishte qenë cudi nëse s’do kishte pasur probleme.



