“Amnistia fiskale, akt me pasoja katastrofale”, Berisha: Po përgatitemi për betejën më të fuqishme ndaj regjimit (VIDEO)

“Amnistia fiskale, akt me pasoja katastrofale”, Berisha: Po përgatitemi për betejën më të fuqishme ndaj regjimit (VIDEO)

Kreu i PD-së Sali Berisha e konsideroi një akt me pasoja katastrofale nismën e qeverisë për amnistinë fiskale. Përmes një konference për media Berisha tha se synimi i Ramës është që “çunat të legalizojnë paratë e krimit”.

Amnistia fiskale është një akt me pasoja katastrofale, për rendin, sigurinë dhe biznesin në Shqipëri. Duke përshëndetur të gjitha reagimet brenda vendit dhe të huaja, kundër këtij akti, paralajmëroj qeverinë se amnistia e saj fiskale është një goditje shumë e rëndë për binzeset e ndershme, për reputacionin e vendit, një goditje shumë e rëndë për rendin dhe sigurinë në vend. Nuk ka shqiptar të ndershëm që me punën e ndershme që mund të bëjë, të mund të sigurojë 2 milion euro kursime. Ka vetëm një synim që çunat të legalizojnë paratë e krimit dhe ne jemi kategorikisht kundër saj. Gjithashtu me këtë proces s’ka diskutim se Edi Rama dhe grupi i tij do të kenë një taksë veçmas nga ajo e shpallur, për shumicën e këtyre legalizimeve, shumave të legalizuara. Mbi të gjitha kjo është një shpërblim që njerëzit që merren me trafiqe kriminale s’e meritojnë kurrë. Është shkelmim i barazisë dhe parimeve të drejta të biznesit. Këtyre ua rrit taksat ua çon 23 për qind, atyre u thotë që e keni 7-8 për qind”.

Ndër të tjera Berisha denoncoi këshilltarin e ministres Balluku, z.Berberi, se ka rritur në vetëm 4 muaj 600 herë fitimet e kompanisë së tij, çka sipas tij tregon korrupsionin në qeveri. Berisha tha se Fronti Opozitar i Shpëtimit të Shqipërisë do përgatitet gjatë verës për betejën më të fuqishme ndaj atij që e konsideroi si regjim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy