Krimi në familje në Durrës, në funeral vetëm vajza e madhe. Vrasja u planifikua nga motër e vëlla (VIDEO)

Krimi në familje në Durrës, në funeral vetëm vajza e madhe. Vrasja u planifikua nga motër e vëlla (VIDEO)

24-vjeçari Hysen Meta, ka treguar në Policinë e Durrësit planin e bërë për vrasjen e babait të tyre, i ndihmuar nga motra Hygerta Meta 19 vjeç dhe vëllai i vogël për të vrarë babanë e tyre, Pëllumb Meta 49vjeç.

Gazetarja Ervina Garo raporton për edicionin e lajmeve në MCN TV se viktima është përcjellë në banesën e fundit nga i vëllai Ramadan Meta, i cili ka hapur dyert e mortit.

Në shtëpinë e vëllait Ramadan Meta ka pasur miq dhe fqinj, por mungonin tre fëmijët, dy djemtë dhe vajza e vogël.

E vetmja e pranishme në funeral ka qenë vajza e madhe e familjes.

Ndërkohë nuk ka qenë e pranishme bashkëshortja Blerina Meta, e cila pavarësisht se nuk ka marrë pjesë në krim, ka pasur dijeni për ngjarjen.

Ajo është marrë në mbrojtje nga policia dhe ka shkuar tek familjarët e saj në Kurbin. Të gjithë i kanë pranuar akuzat.

Gjithçka filloi me pohimin e 19-vjeçares se ka marrë përsipër autorësinë, duke thënë se e ka bërë gjithçka për të mbrojtur vëllanë e madh, Hysen Metën.

Nga ana e tij Hysen Meta ka pranuar autorësinë dhe ka thënë se nuk e duronin dot gjendjen e krijuar pasi kanë pasur konflikte të vazhdueshme.

Të gjithë kanë pohuar se konfliktet në familje dhe dhuna ka qenë të vazhdueshme, nuk bëhet djalë për një debat të çastit.

Por është planifikuar nga vëllai i madh dhe motra dhe ka marrë pjesë dhe vëllai i vogël për të fshehur trupin dhe spostuar automjetin.

Familja është me origjinë nga Kruja dhe gjithë banorët e zonës kanë thënë se në traditën e kësaj familje vendoste vetëm kryefamiljari.

Edhe për bashkëshortin e vajzës së madhe kishte vendosur ai dhe dukej se po përsëritej edhe me vajzën e vogël.

Kundërshtia e saj për fejesën me mblesëri duket se ka mbushur kupën.

Nga ana tjetër Pëllumb Meta njihej i qetë, sipas banorëve të zonës dhe personave që kanë punuar me të.

Arma e krimit është gjetur. Por vajza që u çua në vendin e ngjarjes nuk tha të vërtetën.

Arma është gjetur afër banesës në një pellg moçalor dhe ka provuar faktin se qitja nuk është bërë nga vajza por nga 24-vjeçari Hysen Meta.

Ngjarja ndodhi më datë 10 shkurt në mesditë dhe pas tri ditë heshtje, më 13 shkurt e deklaruan babanë të humbur, pranë policisë së Durrësit. Denoncimi është vënë nën hetim të policisë dhe nga përgjimet e kryera, fillimisht u arrestua 19-vjeçarja Hygerta Meta, studente në vitin e parë në Fakultetin Ekonomik.

Në deklarimet paraprake, kjo e fundit është shprehur se e vrau të atin, për shkak se donte ta fejonte pa dëshirën e saj. Reagimet e familjarëve nuk qenë bindëse për oficerët e policisë gjyqësore.

Në datën 22 shkurt, trupi i 49-vjeçarit u gjet i dekompozuar dhe u dërgua për ekspertizë mjeko-ligjore. Duke konfirmuar se vrasja ishte bërë me armë zjarri dhe duke çuar në pranimin e fajësisë nga Hysen Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy