Qeveria italiane do të bllokojë rajonin verior të Lombardisë, për të shmangur përhapjen e koronavirusit. Një projekt-dekret do të zgjerojë zonat e karantinës, të ashtuquajturat "zona të kuqe", duke i urdhëruar njerëzit të mos hyjnë ose të largohen nga rajoni.
Vendi po mundohet të përmbajë shpërthimin më të keq të Evropës nga Covid-19, i cili ka marrë 233 jetë dhe ka infektuar gjithsej 5.883 njerëz, thotë "The Guardian".
Autoritetet italiane njoftuan miratimin e një dekreti të ri që përmban, masat e të cilit të përfshijnë gjobitjen për këdo që kapet duke hyrë ose duke u larguar nga Lombardia, rajoni me shpërthimin më të keq të koranavirusit, deri më 3 prill. Njerëzit mund të lejohen brenda dhe jashtë vetëm për arsye serioze. Dekreti parashikon ndalimin e të gjitha ngjarjeve publike, mbylljen e kinemave, teatrot, palestrat, disko dhe baret. Ceremonitë fetare si funeralet dhe dasmat gjithashtu do të ndalohen.
Roma gjithashtu po mendon të zgjasë mbylljen e shkollave në të gjithë vendin deri në 3 prill, ndërsa ngjarjet kryesore sportive, siç janë lojërat e futbollit në Serie A, do të luhen me dyerve të mbyllura.
Numri i rasteve të koronavirusit në Itali u rrit me më shumë se 1200 në një periudhë 24-orëshe, tha agjensia e mbrojtjes civile të shtunën.
Rajonet veriore të Lombardisë, Emilia-Romagna dhe Veneto janë vendet më të goditura nga koronavirusi me përfaqësuar 85% të rasteve dhe 92% të vdekjeve të regjistruara.
Përhapja është duke dëmtuar rëndë ekonominë italiane, me paralajmërime se vetëm sektori i turizmit mund të pësojë humbje prej 7.4 miliardë eurosh gjatë këtij tremujori.



