Nëse rruga do të kishte ndriçim dhe përdoruesit e rrugës do tregoheshin të përgjegjshëm së paku viktima e aksidentit në Sukth, sot do të ishte në jetë. Pamjet e rënda tregojnë se si futja nga një rrugë dytësore në rrugën kryesore kthehet në tragjedi për motorin ndërsa pasi përplaset nga një mjet me shpejtësi dy pasagjerët përfundojnë në rrugë. Gjithçka ka zgjatur pak sekonda pasi një tjetër mjet i kalon atyre përsipër duke lënë një të vdekur.
E diela kishte një bilanc tragjik edhe jashtë kryeqytetit sa i përket aksidenteve me jetë të humbura. Në pak sekonda një rrugë urbane në Sukth, është kthyer në një skenë të tmerrshme përplasje mes motorit dhe një mjeti.
E sikur të mos mjaftonte kjo, fati që i shpëtoi herën e parë pasagjerët e motoçikletës i braktisi në pak sekonda.
Në videon e siguruar nga “FactCheck” shihet momenti i përplasjes së motorit nga një makinë teksa dy udhëtarët e motorit futen nga një rrugë dytësore në rrugën kryesore.
Data shënon 2 Prill 2023, ora 20:32, nga pas një automjet i godet me shpejtësi dhe në rast se do kishte frenuar kjo skenë e rëndë dhe përplasje s’do kishte ndodhur.
Dy pasagjerët përfundojnë në kahet e rrugës por pasagjeri i motorit është jo vetëm i lënduar dhe në pamundësi për të lëvizur, por edhe i pafatë.
Teksa mjeti që ka para në rrugë shoferin e motorit ndalon, e kundërta ndodh me një fugon që ka të shtrirë në rrugë pasagjerin e motorit. Nuk frenon, as nuk e sheh, i kalon sipër duke i marrë jetën.



