Ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës Anton Berisha foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi bisedimet e 5-shes perëndimore dhe Borrell-it me kryeministrin Kurti dhe Presidentin serb Vuçiç.
Berisha vë në dukje se Kosova ndodhet në kushte më të mira, pasi nuk identifikohet më si pengesë e procesit. Berisha tha se kryeministri Kurti duhet të implementojë marrëveshjen dhe të përmbushë detyrimet ndërkombëtare, pa u përqendruar te Serbia.
Pyetjes, çfarë ka marrë si premtim Kosova që Kurti pranoi propozimin e 5 liderëve europianë, Berisha i përgjigjet:
Mendoj që procesi sidomos me 5-shen e fundit dhe vizita e 5-shes në Beograd dhe Prishtinë ka bërë një hap përpara sa i përket edhe qëndrimit të Kosovës, sepse Kurti është gjetur në një pozicion ku e ka pasur të vështirë të manvorojë, për të mos qenë pjesë e procesit. Bëhet fjalë me shume jo për ndonjë premtim, por për shtrëngime, dhe për detyrime të Kosovës ndaj partnerëve ndërkombëtar që të mos marrë fajësinë. Siç u pa në deklaratën e Borrell, tha palët s’kanë arritur pajtueshmërinë, përderisa në takimin paraparak Kosova u identifikua si pengesë e ardhshmërisë së procesit. Në këtë kuptim është mirë që Kosova të mos ta identifikojë veten si pengesë për procesin dhe ecjen përpara në proces.
Bashkësia ndërkombëtare vazhdon me kërkesën e natyrshme, sepse Kosova e ka detyrim ndërkombëtar që të implementojë marrëveshjen e 2013, të 2015, me të cilën është pajtuar edhe Kurti në Ohër, dhe çdo vonesë e dëmton Kosovën. Serbisë i konvenon status quo-ja dhe Vuçiç dje luajti rolin më shumë të Rusisë në Bruksel, sepse ajo ishte një lloj sabotimi nga Serbia, duke shfrytëzuar 5-shen europiane që s’e njeh Kosovën, ajo 5-she po ia rrit mundësinë manovruese Vuçiç-it”.
Pyetjes nëse njohja e Kosovës është kërkesë e planit të ri, Berisha i përgjigjet:
Vuçiç vazhdimisht bën politikë të brendshme me rastin e Kosovës, sidomos tani që ka zgjedhjet në prag. Anëtarësimi i Kosovës në OKB s’është çështje e Serbisë. Këtë po ia mundëson edhe 5-shja europiane që s’ka njohur Kosovën, në një farë mënyre e faktorizon Serbinë. Ne s’duhet të koncentrohemi fort në atë që bën Serbia dhe thotë Vuçiçi. Ajo që duhet të bëjë kryeministri Kurti është që të implementojë marrëveshjen. Modelet janë modele europiane dhe marrëveshja ende nënkupton që Asociacioni duhet të verifikohet nga Gjykata Kushtetuese, që tregon se nuk preket Kushtetuta”.
I pyetur nëse e ka kthyer Kurti situatën në favor të Kosovës, ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës shprehet:
Gatishmëria e tij për të nënshkruar Asociaconin, e kam konsideruar si hap të duhur. Asnjë kryeministër i Kosovës në këtë konstilacion europian dhe botëror s’mund t’i ikë detyrimit ndërkombëtar. Fakti që thashë që është veprimi i duhur, gatishmëria e tij është ecje përpara, sepse më parë Borrelli ka fajësuar palën kosovare dhe tani pati një qëndrim të balancuar. Ne duke mos kryer detyrat në raport me Asociacionit temat e brendshme i kemi bartur në tavolinën me Serbinë. Çështja e organizimit të brendshëm e Kosovës është vetëm e Kosovës dhe nuk ka Serbia për çfarë t’i fus hundët aty. Identifikimi i palës kosovare si fajtore e procesit e ka lejuar Serbinë të mendojë përtej të lejueshmes. Ai (sulmi në Banjskë) ishte një veprim i çmendur. Tani Kosova ka mundësi ta shfrytëzojë këtë situatë”.



