Blic policor, arrestohet i “forti” Tiranës, qëlloi me armë dy vëllezër tek “Kafja e Rremës” (VIDEO)

Blic policor, arrestohet i “forti” Tiranës, qëlloi me armë dy vëllezër tek “Kafja e Rremës” (VIDEO)

Policia e kryeqytetit ka arrestuar gjatë një operacioni blic një 28-vjeçar i cili ishte dënuar me 12 vjet burg për plagosjen e dy vëllezërve para 7 muajsh në vendin e njohur si “Kafja e Rremës”.

Në prangat e bluve të Tiranës ka rënë Herger Çitaku, i cili është arrestuar nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4.

Në videon e publikuar nga policia duket edhe momenti kur i kërkuari ndalohet në rrugë nga policia, teksa ishte brenda një makine. Policët e armatosur i hapin derën me force dhe e detyrojnë të zbresë nga makina për ta shoqëruar më pas në komisariatit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë më datë 07.12.2016, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 05.12.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar me 12 vite burg, për veprat penale “Vrasja me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 79 dhe 278/2 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy