
Pas tragjedisë së ndodhur në Himarë, ku një 7 vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas në breg nga një mjet lundrues, kanë nisur thirrjet e para për protestë.
Një tubim online i shoqërisë civile do të përmbyllet me protestë para Ministrisë së Brendshme të enjten e 4 gushtit.
Nëpër rrjetet sociale i është bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën që do të organizohet të enjten prej orës 19:00.
“Nuk e vrau varka por shteti” shkruhet në pankartën ku bëhet thirrje për të protestuar shoqëruar dhe me foton e një fëmije.
Ka qenë edhe Partia Demokratike, ajo e cila përmes një njoftimi për media, bëri me dije se ditën e enjte, në datën 4 gusht ora 19:00 do të mbahet protesta para Ministrisë së Brendshme.
Ndërkohë që thirrja për protestë është shpërndarë edhe nga përfaqësues të shoqërive civile.



