Të paktën tre persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën këtë të premte në Brazil kur një burrë sulmoi me armë zjarri dy shkolla në të Espiritu Santo.
Disa persona hynë në një shkollë në Aracruz dhe njëri prej tyre qëlloi disa mësues, duke lënë të vrarë dy gra dhe duke plagosur nëntë të tjera.
Kështu bëri me dije kryebashkiaku Luis Carlos Coutinho për radion CBN.
Më pas ata shkuan në një shkollë tjetër, ku një adoleshente u qëllua dhe u vra, ndërsa dy persona u plagosën.



