Dita nis me kthjellime, njihuni me parashikimin e motit për sot

Dita nis me kthjellime, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë do të karakterizohet nga mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare deri në mesditë, ku në skajin verior dhe juglindor rrezikohen edhe shira të izoluar.

Por pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes sjellin largim gradual të vranësirave në republika e Shqipërisë duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 15°C mëngjesi deri në 36°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 33 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë.

Kosova

Kthjellimet do të jenë mbizotëruese gjatë paradites në republikën e Kosovës. Por mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër territor ku në zona të izoluara të jugut dhe lindjes priten shira të papërfillshëm.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas hershme mbizotërojnë deri pasdite kemi zhvillim të vranësirave lokale duke krijuar mundësinë për shira të izoluar dhe të pakët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy