Qeveria shqiptare ishte paralajmëruar nga Bashkimi Europian për ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura, edhe përpara se të bëhej publik projekti i resortit turistik të Zvërnecit. Sipas deputetit Redi Muçi, qeveria zgjodhi t’i injorojë këto rekomandime dhe të shtyjë zbatimin e tyre.



