Është fabrika që monton iPhone dhe është punëdhënësi i parë privat në Kinë, me rreth 1.3 milionë të punësuar në zonë. Foxconn, ose Hon Hai Technology Group, u themelua në Tajvan në vitin 1974 dhe paraqitet si prodhuesi më i madh i pajisjeve elektronike, me të ardhura prej 206 miliardë dollarësh vitin e kaluar, por reputacioni i trishtë i viteve të fundit vjen kryesisht për shkak të kushtet e punës, pagat e ulëta dhe vetëvrasjet që ndodhën brenda fabrikave të saj.
Rastet e para të punonjësve që i dhanë fund jetës datojnë në vitin 2007, por kulmi u regjistrua në dy muaj, midis marsit dhe majit të vitit 2010, me dhjetë raste vetëvrasjesh.
Nivelet jashtëzakonisht të larta të stresit, turnet rraskapitëse të punës, poshtërimi nga eprorët në rast gabimesh dhe premtimet e paplotësuara për përfitime ishin në rendin e ditës, sipas sondazheve të asaj kohe.
Në total, ka pasur të paktën 17 raste të vetëvrasjeve në Foxconn në më pak se pesë vjet.
Ata që i dhanë fund jetës, u hodhën nga maja e konviktit të korporatave të uzinës Longhua, në periferi të Shenzhen. Për të frenuar valën e vetëvrasjeve, kompania e themeluar nga manjati tajvanez Terry Gou kishte rrjeta të mëdha të instaluara jashtë ndërtesave.
Foxconn u kishte dërguar gjithashtu një letër punonjësve, duke u kërkuar atyre të nënshkruanin për të liruar kompaninë nga çdo përgjegjësi në rast vetëvrasjeje.
Mediat ndërkombëtare, raportojnë se pagat në atë kohë ishin rreth dy mijë juanë në muaj ose rreth 277 euro në muaj, por në rast të vetëvrasjes kompania duhet të kompensonte familjen e të ndjerit me njëqind mijë juanë.
Kushtet e punës në fabrikat e Foxconn, dhe veçanërisht në Zhengzhou, ku montohen rreth gjysma e iPhone-ve që shiten çdo vit në botë, janë hetuar nga organizata jofitimprurëse China Labor Watch.
Edhe në vitin 2019, pagat mbetën të ulëta dhe janë të pamjaftueshme për të jetuar në Zhengzhou, ndërkohë që shfrytëzoheshin studentët si punëtorë për të përmbushur porositë gjatë periudhave të pikut të kërkesës.
Më pas erdhi Covid-19, i cili marsin e kaluar goditi uzinat Longhua dhe Guanlan, në periferi Shenzhen. Kufizimet e marsit të kaluar i detyruan dy fabrikat të ndalonin prodhimin dhe i gjithë Shenzhen u detyrua të mbyllej për një javë.
Një skenar i ngjashëm është paraqitur së fundmi, në Zhengzhou, në provincën e brendshme të Henan, ku zona përreth fabrikës Foxconn, ku punojnë të paktën dyqind mijë njerëz, i është nënshtruar bllokimit për të përmirësuar përhapjen e Covid-19.
Tashmë, shumë punonjës, veçanërisht emigrantë, kanë ikur në këmbë, në kushtet e bllokimit të transportit publik, për shkak të kufizimeve të ashpra tashmë në fuqi në zona të ndryshme të krahinës. Një eksod i vërtetë, i dokumentuar nga videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, në Kinë. Përveç frikës nga infektimi me virusin, punonjësit u ankuan për kushtet e punës, me ngarkesa gjithnjë e më të larta në funksion të periudhës së pushimeve dhe jetesën brenda fabrikës.
Në përpjekje për të ndaluar largimet, fabrika e Zhengzhou, më e madhja në botë për prodhimin e iPhone-ve, ofroi bonuse të konsiderueshme për të bindur punonjësit të qëndronin dhe të punonin në fabrikë. Përpjekja është të parandalohet një krizë, me vlerësimet më pesimiste që flasin për rrezikun e kompromentimit të 30% të prodhimit për muajin nëntor në uzinën e Zhengzhou.



