
Për disa orë, gjysma e qytetit të Lushnjës qëndroi në errësirë, pasi kabina elektrike u përfshi nga zjarri mbrëmjen e së mërkurës. Fillimisht, u ishte vënë flaka koshave të mbetjeve në lagjen “18 Tetori”, ngjarje kjo që dyshohet të jetë e qëllimshme.



