
Të paktën 70 persona kanë humbur jetën deri tani dhe dhjetëra të tjerë janë të zhdukur si pasojë e tornadove shkatërrimtare që kanë përfshirë një pjesë të vendeve në SHBA.
Mediat e huaja bëjnë me dije se për shkak të fuqisë shkatërruese të tyre kanë humbur jetën 70 persona në Kentaki dhe janë rrënuar një numër i madh shtëpish dhe biznesesh përgjatë 320 kilometrash.
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se qeveria do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar zonat qendrore të vendit të shkatërruara nga tornadot.

Biden ka nënshkruar një Deklaratë Federale të Katastrofave të Urgjencës, duke liruar fonde për Kentakin, shtetin më të prekur. Ai tha se stuhitë ishin ndër më të mëdhatë në historinë e SHBA.
Ekipet e emergjencës po kërkojnë nëpër rrënojat e fabrikës, në qytetin Mayfield, e cila u godit drejtpërdrejt.

Më shumë se 40 njerëz janë shpëtuar nga rreth 110 në fabrikë, por guvernatori i Kentakit Andy Beshear tha se do të ishte një mrekulli nëse dikush tjetër do të gjendej i gjallë.
Kushtet me të cilat përballen autoritetet janë jashtëzakonisht sfiduese, me stacionin e policisë në Mayfield të shkatërruar dhe pajisjet e zjarrfikësve të dëmtuara.

Dhjetëra mijëra njerëz në shtet janë gjithashtu pa energji dhe ujë. Të paktën 12 njerëz vdiqën pasi tornadot shkaktuan kërdi në shtete të tjera, duke përfshirë gjashtë në një magazinë Amazon në Illinois.
Guvernatori Beshear ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Kentaki. Ai tha se Mayfield dhe kudo përgjatë rrugës 227 milje (365 km) të tornados - pothuajse të gjitha në Kentaki - ishin shkatërruar.
Është e papërshkrueshme, ndryshe nga çdo gjë që kam parë ndonjëherë. Ju shihni pjesë të ndërtesave industriale, çati, apo pamje në pemë, nëse pemët kanë fatin të qëndrojnë.





