Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për tri të dënuar lidhur me sjellet që kanë në qeli, si dhe kontaktet që mbajnë jashtë ambienteve të IEVP.
Burimet bëjnë të ditur se ndaj të dënuarve ka informacione të mjaftueshme se janë përfshirë në trafik droge dhe në një rast në një gjobvënie.
Në përfundim të verifikimit, SPAK pritet t’i propozojë ministrit të drejtësisë futjen në regjim të posaçëm për 3 të dënuarit. Aktualisht në regjimin “41-biss” mbahen 7 të dënuar.
Kujtojmë se regjimi “41 biss” u kundërshtua nga të dënuarit që prekeshin nga kjo masë. Disa javë më parë, si pasojë e vënies në zbatim të këtij regjimi, të dënuarit në burgjet shqiptare u ngritën në revolt. Kryefjala e revoltës, ishte pikërisht regjimi “41 biss”, i vënë në zbatim në burgje ndaj të dënuarve për vepra të rënda penale.



