Shefi i OKB-së: Sulmet ndaj UNIFIL mund të përbëjnë një krim lufte

Shefi i OKB-së: Sulmet ndaj UNIFIL mund të përbëjnë një krim lufte

Në një deklaratë, Antonio Guterres theksoi se “personeli i UNIFIL dhe ambientet e tij nuk duhet të jenë kurrë në shënjestër”.

“Sulmet kundër paqeruajtësve janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtën ndërkombëtare humanitare. Ato mund të përbëjnë një krim lufte”, tha ai, duke shtuar se paqeruajtësit e UNIFIL do të qëndrojnë në pozicionet e tyre në Libanin jugor dhe flamuri i OKB-së do të vazhdojë të valojë.

Komentet e tij erdhën pas disa sulmeve të Izraelit kundër pozicioneve të UNIFIL, ku u shkatërrua një nga portat kryesore të pozicionit të misionit dhe trupat hynë me forcë në të.

Ushtria izraelite tha se operacioni i saj ishte pjesë e një përpjekjeje shpëtimi pas një sulmi me raketa antitank.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy