Antenat e celularëve dhe kanceri, një studim i ri nxjerr në pah lidhjen

Antenat e celularëve dhe kanceri, një studim i ri nxjerr në pah lidhjen

Antenat e telefonisë celulare shkaktojnë kancer. Alarmi i fundit lëshohet nga një studim i Institutit Ramazzini në Bolonja, më i madhi në këtë fushë. Megjithatë, revista ndërkombëtare Enironmental Research, ku u publikua fillimisht ky studim, e ka hequr atë përkohësisht nga faqja, me justifikimin se do të shpjegojë shumë shpejt arsyen për këtë.

Studimi i Institutit Ramazzini ka ekzaminuar ekspozimin në frekuenca 1 mijë herë më të vogla se ato të përdorura gjatë analizave të kryera më parë nga Programi amerikan të Toksikologjisë dhe ka zbuluar të njëjtat lloje të kancerit. Incidenca e tumoreve të rralla u vu re te minjtë që u ekspozuan ndaj këtyre frekuencave. Por më e keqja është se të gjitha nivelet e ekspozimit që janë testuar në këtë studim janë më të ulëta se limiti i përcaktuar në Amerikë për ekspozimin mbi popullatën.

2448 minj janë ekspozuar në valët GSM me frekuencë 1.8 GHz, ato të antenave të telefonisë celulare, për 19 orë në ditë që në barkun e nënës deri në vdekjen spontane. Për eksperimentin janë përdorur frekuenca të ngjashme me ato që kemi në jetën e përditshme, nga 5.25 në 50 V/m.  

Ndikimi i valëve u pa në shfaqjen e formave të rralla të kancerit te minjtë e përdorur për eksperiment.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy