Një zjarr ka përfshirë Bibliotekën Kombëtare paraditen e sotme. Flakët mësohet të kenë nisur në pjesën nëntokësore të bibliotekës më të madhe në Shqipëri.
Tri makina zjarrfikëse janë në vendngjarje. Nuk dihet dëmi i shkaktuar. Ndërkohë, punonjësit e bibliotekës janë evakuuar.
Biblioteka Kombëtare është themeluar 97 vjet më parë. Ajo numëron në fondet e saj rreth 1.2 milionë materiale bibliotekare, libra, periodikë, harta, atlase, mikrofilma dhe materiale të tjera.



