Nano: Albin Kurti nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar marrëdhënien me SHBA

Nano: Albin Kurti nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar marrëdhënien me SHBA

Deklaratën e kryeministrit Albin Kurti për ekzistencën e një plani Thaçi-Daçiç për shkëmbim territoresh, e bërë pak para se Kuvendit i Kosovës të rrëzonte qeverinë e tij, analisti Mustafa Nano e sheh si një shpjegim që nuk shkon përtej teorive të konspiracionit. Në një lidhje me Skype me studion e lajmeve në TvT, Nano tha se rënia e qeverisë së Albin Kurtit është fundi i një martese të pamundur.  

Nuk jam dakord me Kurtin. Nuk më lë shije të mirë ky lloj shpjegimi që ai dha. Është në vazhdën e shpjegimeve konspirative”, tha ai.

Sipas Nanos, rënia e qeverisë së Kosovës në këtë situatë të vështirë të krijuar nga epidemia, është një zhvillim trishtues.

Ishte jetëshkurtër sepse kjo qeveri ishte produkt i një martese të pamundur. U deshën javë të tëra dhe muaj të tërë që të bëhej krijimi i maxhorancës. Ky koalicion ishte një martesë e dy partive politike që me njëra-tjetrën nuk kishin asgjë të përbahskët. Rënia e qeverisë është shumë e trishtuar”, tha ai.

Nano tha se Kurti nuk ka ndërtuar marrëdhënie të forta me përfaqësuesit e SHBA-ve dhe mocioni i mosbesimit në Kuvend mund të reflektojë edhe këtë.  

Marrëdhëniet e Albin Kurtit me përfaqësuesit e shtetit amerikan nuk kanë qenë optimale. Ai i ka të vështira këto marrëdhënie. Ai vetë nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’i përmirësuar. Për mua është faji edhe i Albin Kurtit”, tha ai.

Në kushtet në të cilat ndodhet Kosova, mbajtja e zgjedhjeve është e pamundur. Sipas Nanos, kjo lë hapësirë për një qeveri emergjence.  

Ka mundësi të kërkohet një maxhorancë e re dhe këtë mund ta bëjë LDK-ja. Mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Mund të ndërtohet edhe një qeveri emergjence, pasi zgjedhjet nuk do të bëhen kaq shpejt. Në harkun e tre muajve nuk besoj se do të ketë zgjedhje”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy