Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përcjellë një mesazh shprese me rastin e Krishlindjeve.
Në një postim në Twitter, Presidentja e KE, kujton se për dy ditë, në të gjithë vendet e unionit europian nis vaksinimi kundër Covid-19 dhe kjo do ta kthejë jetën në normalitet.
“Këtë vit Krishtlindja është ndryshe. Por unë kam një mesazh shprese: së bashku mund ta mposhtim këtë virus. Në dy ditë, vaksinimi do të fillojë në të gjithë BE. Dhe gradualisht, ne do të jemi në gjendje të kthehemi në jetën normale. Deri atëherë, të jemi të kujdesshëm”-ka thënë ajo.



