Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Arbër Paplekaj, vrasja e Pjerin Xhuvanit do të gjykohet në Elbasan

Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Arbër Paplekaj, vrasja e Pjerin Xhuvanit do të gjykohet në Elbasan

Arbër Paplekaj, ish-oficeri forcave speciale i përfshirë në ngjarjen me viktima e të plagosur në fushatën elektorale të 25 prillit 2021 në Elbasan, do të gjykohet përfundimisht nga togat e zeza në Elbasan.

Kërkesës së tij për të ndryshuar gjykatën për shkak të konfliktit të interesit që kjo çështje ka në Elbasan, Gjykata e Lartë i është përgjigjur negativisht.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj, Sandër Simoni, kanë vendosur të rrëzojnë kërkesën e Paplekajt për transferimin e gjykimit.

Ai është i pandehur për vrasjen e Pjerin Xhuvanit njohur si “Pipi” pas një përplasjeje mes simpatizantëve të PS e PD.

Paplekaj asokohe shërbente si truprojë e deputetit aktual Gazmend Bardhi, ndërsa është shprehur se gjithçka e ka bërë në kushtet e vetëmbrojtjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy