Lirohet nga burgu lideri i opozitës në Rusi

Lirohet nga burgu lideri i opozitës në Rusi

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, është liruar të dielën pas 20 ditëve burg, ku u mbajt për akuzat për organizimin e protestave jolegale muajin e kaluar.

Navalny ishte në burg që nga 24 shtatori kur përfundoi ndalimin e parë 30 ditor nga autoritetet, për planifikimin e një proteste në janar.

Navalny, 42 vjeç, prej kohësh është fytyra më e shquar e opozitës ruse ndaj presidentit Vladimir Putin.

Ai ka bërë thirrje për protesta mbarëkombëtare kundër planeve të qeverisë për të rritur moshën e pensionimit në Rusi - një reformë kjo e papëlqyeshme që ka rritur pakënaqësitë me autoritetet.

Navalny e ka cilësuar partinë e Putinit si vend të "mashtruesve dhe vjedhësve", e ka akuzuar sistemin e presidentit për, siç ka thënë, "thithjen e gjakut nga Rusia" dhe është zotuar për shkatërrimin e "shtetit feudal" që po ndërtohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy