Amnistia fiskale, Gupi: Shteti rregullatori dhe mekanizmi kryesor për qarkullimin e parave

Amnistia fiskale, Gupi: Shteti rregullatori dhe mekanizmi kryesor për qarkullimin e parave

Avokati Marsid Gupi në studion e lajmeve në MCN TV ka folur për çështjen e amnistisë fiskale për të cilën u shpreh se Bashkimi Europain kundërshton pikën e draftit për të ardhurat informale.

Ai tha se shteti duhet të jetë rregullatori dhe mekanizmi kryesor për qarkullimin e parave dhe se për deklarimin i pasurive garantohet ruajta e të dhënave.

Sipas tij, kushti i vetëm i Bashkimit Europian është që të mos jenë të ardhura nga aktivitetet kriminale.

BE në rastin e kësaj iniciative kundërshton pikërisht legjitimimin ose amnistinë e disa pasurive të pa deklaruara ose të fituara jashtë territorit të Shqipërisë. Ata kundërshtojnë pikën se këto të ardhura të fituara në mënyrë informale, kur bëhet shmangie tatimore për shkak se në shtetin shqiptar do të hidhen në treg, kemi njëlloj paraje të dalë nga territori i tyre në mënyrë informale. Shikohet destinacioni përfundimtar i parave i atyre që do të vijnë në Shqipëri dhe kushti është që të mos jenë nga trafik droge apo vepra të tjera penale. Paratë informale përbejnë një shumë të konsiderueshme dhe ato do hapnin biznese, do sillnin rivitalizim të jetës ekonomike dhe më mirë të kalojë në filtra shtetërore që të jetë shteti mekanizmi se ku do investohen sesa të qarkullojnë në mënyrë informale.

Të gjitha pasuritë e paluajtshme duhet të deklarohen pranë drejtorisë së përgjithshme të taksave te formulari i deklarimit të pasurive, deklarohet burimi si janë fituar. Hapet një llogari e posaçme bankare dhe nesër pasnesër kur këto para të hidhen në treg ka një formular se nga janë garantuar ato, ndërkohë që garantohet ruajta e të dhënave. Shteti shqiptar merr përsipër amnistinë e tyre jo transferimin e këtyre parave dhe shikon si ta fusë në rrugë ligjore diçka që është informale. Në lidhje me raportet ku këto para fitohen nëse nuk cënohet marrëveshja dypalëshe mes vendeve, këtu më shumë kërkojnë mekanizma specifike se si do ndodhë ky kontroll. BE kërkon të njohë mekanizmat specifike të kontrollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy