Përfundon pa konsensus mbledhja e Këshillit Politik/ Gjiknuri: Opozita po tenton të minojë procesin

Përfundon pa konsensus mbledhja e Këshillit Politik/ Gjiknuri: Opozita po tenton të minojë procesin

Pas dy orësh ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka komentuar kërkesën e opozitës së bashkuar drejtuar OSBE/ODIHR për çështjet që nuk gjejnë dakordësi mes palëve politike.

Në një prononcim për mediat, Gjiknuri tha se opozita erdhi sërish me të njëjtën retorikë, ndërsa theksoi se do të kërkojë asistimin e ODIHR vetëm mbi drafte konkrete, duke i konsideruar qëndrimet në letër: të njëanshme.

Sipas tij, letra e dërguar ka si qëllim minimin e procesit.

‘Së pari fatkeqësisht opozita erdhi me të njëjtën qasje politike, tashmë të transformuar në një letër, por harruan që ky këshill vepron në bazë të një standardit të arritur, i imponuar ky standard nga opozita. Kur kishim debate në çështje të tjera, për të cilat ODIHR kishte rënë dakord të jepte asistencë ishte opozita që vendosi standardin. Synohet kompromisi dhe kur nuk ka, mund të merret asistenca, por vetëm mbi drafte përkatëse. Cfarë i themi tani, hajdeni me propozime konkrete. Ky këshill është krijuar për të konsultuar me opozitën jashtëparlamentare. Kushtetuta ka ndryshuar, nuk mund të humbasim kohë. Ne sollëm propozimin tonë, nuk mund t’u pëlqejë, por propozimet duhet të vijnë me shkrim, jo me studio. I thash merrni kohë, shkruani draftet e sillini por tentativa si këto janë për të minuar këtë proces për të bllokuar hyrjen në fuqi. Kemi një emergjencë kohore, dhe do vijojmë të mirëpresim. Procedura në parlament ka nisur ne jemi të gatshëm për të punuar 24 orë, kur të duan ata”’- u shpreh Gjiknuri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy