14-vjeçarja martohet në Divjakë pa i pyetur, prindërit fusin dhëndrin në burg për marrëdhënie me të mitur

14-vjeçarja martohet në Divjakë pa i pyetur, prindërit fusin dhëndrin në burg për marrëdhënie me të mitur

Një djalë 34-vjeçar është arrestuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Aranit Arapi u arrestua në banesën e tij në fshatin Kryekuq të bashkisë Divjakë.

Ai ishte martuar me një të mitur dhe pas denoncimeve të shumta në polici të familjes së vajzës, ditën e sotme atij i janë vënë prangat.

Vajza 14-vjeçare nga Roskoveci i Fierit kishte 10 muaj që qëndronte e martuar me 34-vjeçarin.

Pas arrestimit, prindërit e djalit tregojnë se ata i kishin bërë dasmë dhe nusen e kishin në shtëpi.

MCN mëson se në 15 mars të vitit 2023 e mitura la klasën e shtatë dhe shkoi në Kryekuq, ndërsa në 27 gusht 2023 familja e djalit bëri dasmë.

Që nga kjo ditë 14-vjearja jetonte me burrin dhe dy prindërit e tij. Sipas Bukurie dhe Agron Arapit, ata nuk e dinin që nusja që djali u solli në shtëpi ishte 14 vjeçe por 17.

Megjithatë që nga koha kur 14-vjeçarja iku nga shtëpia e saj, prindërit denoncuan ne polici. Dy familjet kanë pasur probleme me njëra tjetrën, por vajza këmbëngulte në dashurinë e saj, duke mos iu bindur edhe policisë.

Pas arrestimit të 34-vjeçarit, nusja minorene është larguar nga banesa e burrit dhe po asistohet nga punonjësit social dhe psikologia, po nuk dihet vendndodhja e saj.

Gjatë arrestimit të djalit kanë qenë prezent edhe prindërit e vajzës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy