Kalemaj: Të pakënaqur ka dhe në PS, por Rama nuk i trembet një revolte

Kalemaj: Të pakënaqur ka dhe në PS, por Rama nuk i trembet një revolte

Ilir Kalemaj nga studio e lajmeve në MCN TV teksa komentoi bilancin e bërë të 100 ditëve të qeverisë Rama deklaroi se kryeministri nuk ka nevojë të bëjë zgjedhqje sepse ka fituar dominimin dhe kontrollin politik në PS.

Ndër të tjera ai u shpreh se dhe në Partinë Socialiste ka të pakënaqur, por që Rama një pjesë të tyre i ka larguar apo përjashtuar, dhe një pjesë tjetër i ka shpërblyer me poste të rehatshme. Sipas tij të pakënaqurit në PS nuk arrijnë të kolaudojnë një qëndrim politik të përbashkët pasi atyre u mungon edhe një figurë që të jetë në krye të tyre.

Skandalet po pasojnë njëra-tjetrën dhe s’ka ndodhur kaq shumë konsumim politike në tërë këto vite. Pavarësisht skandaleve, PS ka vërtetuar se ka thyer tavanin. Rama s’ka nevojë të bëjë zgjedhje në parti sepse s’ka opozitë përballë, nuk ka nevojë të mbulojë një skandal se skandalet po dalin njëra pas tjetrës, nga ana tjetër Rama ka pjesën estetike.

Rama ka fituar dominimin politik në PS. Ai ka fituar kontrollin politik në PS dhe të pakënaqurit e Ramës një pjesë të tyre i ka larguar nga forumet por një pjesë të mirë të tyre i ka shpërblyer me poste të rehatshme dhe në këtë sens Rama nuk ka frikë nga njëlloj kryengritje dhe revolte. Aty ka të pakënaqur duke nisur nga Balla, është Braçe gjithashtu ka qenë një zë i spikatur Majko, Xhafaj që natyrisht Rama e nxori nga dera ai hyri nga dritarja, nuk arrijnë të kolaudojnë një qëndrim politik të përbashkët. E para ju mungon një figurë që të jetë në krye të tyre.

Benefiti i Ramës është se këta kanë dalë në kohë të ndryshme duke u sfumuar dhe nuk kanë arritur të bëjnë një grup. Rama nëpërmjet politikave të tij të kuadrit por dhe shpërblyese ka bërë të mundur ti sfumojë këto zëra, sepse në këtë mandat ka mundësi ti shpërblejë me klientelë.

Sa i përket të dhënave të patronazhistëve Kalemaj tha se te dhënat e patronazhistëve ishte e para, Rama është munduar ta relativizojë duke thënë se këto ndodhin kudo.

Ai vetë e pranoi se kjo është rrjedhje informacioni nga brenda dhe jo sulm kibernetik. Nuk bëhet asnjë person përgjegjës për këtë. Tenderat e Akshi-t i ka marrë njeriu i Ramës, Beqaj i cili për këtë arsye ju hoq dhe mandati i deputetit. A mban përgjegjësi ky individ dhe ky shtet për daljen e këtyre të dhënave. Në mos Rama, vet njerëzit e tjerë që lidhen me këtë cështje, akti i dorëheqjes ishte hapi i parë që duhet të ndodhte.

Në një anë kjo është bërë dhe e qëllimshme nga qeveria sepse i intereson që konflikti politik pra të hiqet vëmendja nga inceneratorët përsh te kjo. Ana tjetër është se brenda kolegëve të medias kishte persona që kishin rroga të pajustifikuara dhe këto nuk janë në bazë të përfitimit por rroga ndërmjetësimi. Këtu ka njëlloj indinjate qytetare që ka vend dhe për diskutim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy