Publikohen pamjet e arrestimit të grabitësve në Fier, ishin fshehur nëpër ferra (VIDEO)

Publikohen pamjet e arrestimit të grabitësve në Fier, ishin fshehur nëpër ferra (VIDEO)

Policia e Shtetit ka bërë publike pamjet e arrestimit të tre autorëve të grabitjes së pikës së këmbimit valutor në qytetin e Fierit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme ku dy persona të armatosur u futën në një pikë këmbimi valutor, dhe nën kërcënimin e armëve kanë mundur që të marrin një sasi parash.

Pas grabitjes, autorët janë larguar me një makinë, ndërsa policia është lajmëruar menjëherë për ngjarjen, duke u vënë në ndjekje të tyre.

Makina e grabitëseve është pikasur nga policia, çka ka bërë që Zini Fyrja nga Vlora, njëri prej autorëve, të braktisi makinën dhe të hidhet në lumë për t’i shpëtuar arrestimit.

Por, manovra e tij ka dështuar, pasi blutë e Fierit kanë qenë shumë afër, duke e neutralizuar dhe i vendosur prangat.

Atij i është sekuestruar edhe çanta me lekët që kishte marrë në Exchange, ndërsa blutë, pas 1 ore ndjekje, kanë vënë në pranga edhe autorin e dytë, Lulëzim Demirajn si dhe shoferin e makinës me të cilën grabitësit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga pajmet duket se janë përfshirë një numër i madh forcash policie në këtë aksion, i cili në një kohë rekord solli dhe vënien në pranga të përgjegjësve.

Armët e përdorura prej grabitësve, kallashnikovë janë në tokë ndërsa të hedhura në ferra janë kapuçët dhe dhe rrobat që u bërdorën për grabitjen. Brenda makinës ndodhet edhe çanta me paratë e grabitura.

Në momentin e parë, pronari i pikës së këmbimit valutor, Gëzim Hoxha, dhe i afërmi i tij, Agur Venozi, janë përleshur me autorët, çka ka bërë që grabitësit të qëllonin në drejtim të tyre, duke i lënë të plagosur.

Të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, kur pritet edhe transportimi i tyre drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy