Sevim Arbana: Çështjet ku duhet ndërhyrë për të shmangur dhunën dhe viktimat në familje

Sevim Arbana: Çështjet ku duhet ndërhyrë për të shmangur dhunën dhe viktimat në familje

Krimi i dyfishtë tronditi pasditen e së shtunës Tiranën, ku pas një konflikti për shkaqe ende të paqarta mbetën të vdekur 26-vjeçari nga Lapraka Klinton Pira dhe mikesha e tij nga Gana.

Por pyetjes se pse shoqëria shqiptare vijon të prodhojë dhunë dhe viktima, Sevim Arbana, aktiviste për të drejtat e njeriut, në një lidhje skype për MCN TV iu përgjigj duke thënë se shoqëria shqiptare është në krizë, në depresion, me një ekonomi të thelluar, me problematika sociale të tejskajshme dhe me fenomene që agavojnë çdo ditë. Sipas saj fenomeni i shoqërisë së dhunshme nis nga shkollat, niveli i dobët i mësuesve, reforma thellësisht e dështuar në arsim dhe nga familja që është bërthama.

Pavarësisht reformave shumë perëndimore që kanë hyrë në vend Arbana theksoi se nuk i funksionojnë hallkat, ndaj dhe viktimat shtohen çdo ditë.

Intervista:

Zonja Arbana, dy viktima të tjera nga dhuna në familje. Ku duhet ta kërkojmë përgjegjësinë në këtë rast, te raporti i shoqërisë me dhunën apo i familjes në veçanti?

Arbana: Vitet që kanë kulmuar sit ë vrasjeve ndaj grave kanë qenë 10 vjet më parë por nuk ka shkuar më shumë se 10-12 vrasje në vit, por kupa është mbushur këtë vit dhe numri ka kaluar. Femicidi është kthyer në fenomen shqetësues. Ajo që është thelbësore është se jemi një shoqëri në krizë, në depresion, me një ekonomi të thelluar, me problematika sociale të tejskajshme dhe me fenomene që agavojnë çdo ditë. Këto po kthehen në fenomene që është vështirë ti luftojmë. Fenomeni i shoqërisë së dhunshme nis nga shkollat, niveli i dobët i mësuesve, reforma thellësisht e dështuar në arsim, natyrisht familja është bërthama, por nuk mund të kemi familje të shëndoshë pa shoqëri të shëndoshë. Kemi një pasojë nga një shkak. Me gjithë reformat shumë perëndimore që nuk i punojnë hallkat bëjnë që zinxhiri të kuputet dhe viktimat e dhunës të shtohen. Duhet të mblidhen aktorët për të bërë një strategji të re. Është mbushur kupa. Të vriten çdo ditë dhe të harrohet sepse del një rast tjetër, është për tu parë gjithçka.

Si mund të parandalohet dhuna në marrëdhëniet familjare?

Arbana: Ne kemi ngritur një system mbrojtje dhe referimi, por ky mekanizëm nuk implementohet në mënyrën më rigoroze të mundshme, ndaj kemi shumë viktima, shumë urdhëra mbrojtje, shumë divorce. Pa implemetime të vendimeve dhe zbatimin e tyre ne do ti shtojmë viktimat. Ne kemi bërë mjaftueshëm sensibilizim, por problem është te përkrahja që marrin këto. Duhet mbështetje për edukimin e këtyre viktimave. Identifikimi dhe edukimi i këtyre grave janë parallel. Duhen plane strategjike nga shteti dhe të gjitha këto janë parandaluese. Të gjitha viktimat e dhunës duhet të mbështeten plotësisht sipas skemës. Deri tani skema nuk është zbatuar plotësisht ndaj kemi viktima. Nesër do kemi sërish viktima, por për ti parandaluar duhet preukopim serioz.  

Kemi një ligj për dhunën në famile dhe krimin ndaj grave. Mendoni se është i mjaftushëm për të ndalur këtë fenomen? Sa mund të implementohet ky ligj?

Arbana: Ligji është nga më të mirët, por problem nuk është më te ligji por sa funksionalë janë ato. Ne duhet të ndërhyjmë tek tre çështje, çështja e drejtësisë dhe policisë, e dyta është pas urdhërit të mbrojtjes si ndiqët viktima dhe e treta çfarë i sigurojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy