Gjyqtari i Kushtetueses nuk dorëzon formularin e pasurisë: E kam mbyllur karrierën

Gjyqtari i Kushtetueses nuk dorëzon formularin e pasurisë: E kam mbyllur karrierën

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo nuk ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë pranë ILDKPI. Por i kontaktuar nga “Panorama Online” gjyqtari Kristo tha: “Mua prej një viti më ka mbaruar mandati si anëtar i Gjykastës Kushtetuese dhe qëndroj në detyrë në pritje të zëvendësuesit vetëm për të mos futur në kolaps punën e gjykatës.

Ligji i vettingut ka për qëllim të kontrollojë figurën e gjyqtarëve që duan të bëjnë karrierë. Unë karrierën e kam mbyllur”. 

Ndërkohë pas mbylljes së afatit të dorëzimit të vetëdeklarimit të pasurisë, janë zbuluar dhe gjyqtarët që e kanë refuzuar këtë formular. Një nga gjyqtarët që nuk ka dorëzuar formularin është edhe anëtari i Gjykatës Kushtetueses, Vladimir Kristo, Ilir Pashaj, Ilir Celiku, Drita Veliu e Mirela Fana, të cilët automatikisht përjashtohen nga sistemi.

Në total këta janë prokurorët e gjyqtarët që ligji i “vetting”-ut i ka përjashtuar deri më tani nga sistemi. Të parët që paraqitën sot dorëheqjen ishin: Anëtarja e Gjykatës së Lartë Mirela Fana, e cila pas largimit nga sistemi bëri me dije se do të vazhdojë jetën akademike.
Gjyqtari i dytë i dorëhequr ishte Ilir Pashaj nga Gjykata e Elbasanit. E vetëm disa orë më pas të njëjtën rrugë ka ndjekur gjyqtari i Apelit të Vlorës, Ilir Çeliku.

Disa ditë më parë u dorëhoq edhe prokurori Sulejman Tola, duke u shprehur se kishte nisur procedurat e daljes në pension. Deri më tani, në ILDKPKI kanë deklaruar pasuritë e tyre 359 gjyqtarë.

Në kuadër të ligjit të vettingut, gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend iu la afat 30 ditë për të dorëzuar në ILDKPKI deklaratat e pasurisë. Dorëzimi i tyre duhet të bëhej nga vetë prokurori apo gjykatësi në protokollin e këtij institucioni, ku edhe do të pajiseshin me një vërtetim përkatës për dorëzimin e deklaratës dhe fletën e inventarit për dokumentacionin justifikues bashkëlidhur deklaratës së pasurisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy