Nis “lufta” për trashëgiminë e Maradonës  

Nis “lufta” për trashëgiminë e Maradonës  

Mund ta kenë dashur ose jo sa ishte gjallë, por tani e “duan” më shumë se asnjëherë. Diego Maradona ishte ai që ishte, jo vetëm më i madhi nga të gjithë në fushën e blertë, por edhe një biznesmen dhe rrjedhimisht, pas vdekjes, një “tortë” që duhet ndarë. Dhe ata që presin radhën nuk janë pak. Tani nis “gjuetia” për trashëgimin e legjendës së futbollit.

Deri tani për pasurinë e Maradonës dihet vetëm që nuk është kesh. Në llogari flitet për jo më shumë se 100 mijë dollarë, por janë edhe disa miliona borxhe. Konfirmimi u dha nga Luis Ventura, një gazetar argjentinas, i cili ka qenë ka deklaruar se “Nuk kishte pothuajse asnjë llogari në bankë, vdiq i varfër”. Në një intervistë, ai ka shpjeguar se pagat dhe tarifat e sponsorëve historikë si Puma janë shpenzuar për shkak të “dorës së tij të shpuar” dhe vjedhjes nga njerëzit që i rrinin më afër.

Pra, çfarë ndodhi me miliona dollarë të fituara gjatë viteve si trajner në Dubai? Apo si president nderi i Dinamo Brest, i cili i kaloi atij 20 milionë dollarë në vit? Sipas Ventura, ato para kanë avulluar si për shkak të zemërgjerësisë së tij të tepërt, ashtu edhe për mashtrimet e atyre që bënin pjesë në rrethin e tij “magjik”. Miq, miq të miqve, mjekë, menaxherë, këshilltarë dhe njerëz që e kishin rrethuar në vitet e fundit. Dhe, siç e kanë denoncuar shumë, të izoluar nga pjesa tjetër e botës. Vajzat, por edhe ish-kolegët dhe shokët e ekipit si ish-mbrojtësi Oscar Ruggeri dhe trajneri i tij historik Fernando Signorini thanë qartë se shumë kohë më parë ata nuk mund të flisnin më me Maradonën, sepse telefonatat filtroheshin dhe shpesh madje bllokoheshin nga ata që i rrinin afër. Dhe Maradona me sa duket u besonte, mbi të gjitha për shkak të ndjeshmërisë së dukshme emocionale.

“Hija” e Diegos është avokati i tij, Matias Morla, që nga viti 2016. Për disa, përfshirë vajzat Dalma dhe Giannina, një lloj “gardiani burgu” për babanë e tyre. "Po e vrasin", deklaoi vajza e dytë e futbollistit Giannina në nëntor të një viti më parë. Përgjigja e Maradonës ishte shumë e ashpër: "Po e bën këtë vetëm për trashëgiminë". Por, pasi kanë mbetur pak para në llogarinë rrjedhëse, siç vërtetojnë disa njerëz të afërt me ish-kampionin, çfarë synojnë trashëgimtarët aspirues? Bizhuteritë, toka, pronat prestigjioze, duke përfshirë një ndërtesë të tërë dhe disa apartamente në qendër të Buenos Airesit, gjashtë makina luksoze si BMW, Audi dhe Rolls Royce, disa investime në Kubë dhe Itali, shkolla futbolli në Kinë si dhe kontrata për imazh që do të mbetet në fuqi edhe pas vdekjes. /Corriere.it /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy