
Gjergj Buxhuku, administrator, Konfindustria në ‘MCN Economy’ deklaroi se pushteti vendor ka në themel dhënien e shërbimit dhe se pas viteve '90 decentralizimi total i ktheu njësitë e qeverisjes vendore në feude.
Ai tha se edhe teoria e ekonomisë së shkallës nuk ka qenë efektive në masën që u pretendua, ndërsa shtoi se një pjesë e bashkiave janë të falimentuara.
Pushteti vendor është i rëndësishëm dhe është krijuar pas '90. Pushteti vendor në qëllim ka dhënien e shërbimit në mënyrë sa më të shpejtë dhe cilësor për qytetarët dhe e dyta dhënien e ekonomisë së shkallës. Ku priten këto dy kolona themi se kemi një pushtet vendor funksional. Ajo që u vu re se me krijimin e qeverisjeve lokale me një eksperiencë minimale por që u kthye fatkeqësisht në feude si kryepleqtë që merrnin para nga buxheti i shtetit, të ardhura nga taksat vendore. Nuk kishte ekonomi shkalle dhe kjo bënte të detyrueshme pastaj, që të dilte e nevojshme një reformë e dytë drejt ekonomisë së shkallës. Logjika është e tillë nga një decentralizim total u tentua drejt ekonomisë së shkallës në parim pastaj se si u realizua, janë shifrat që do flasin. Edhe kjo teori e ekonomisë së shkallës nuk ka qenë efektive në masën që u pretendua, një pjesë e bashkive janë të falimentuara.
Buxhuku theksoi më tej se sa më e madhe të jetë si parim një njësi vendore apo një shtet aq më shumë është mundësia për të ekonomizuar kostot. Sipas tij, në Shqipëri ne tentuam drejt kësaj duke kaluar në një reformë drejt ekonomisë së shkallës.
Shqipëria ka evoluar dhe do vazhdojë të evoluojë. Shqipëria e ’44 nuk krahasohet me atë të ’90, sepse është vetë koha që të shtynë. Vendet e tjera ecën më shpejt se sa ne, por ne prapë ecëm. E njëjta gjë ndodhi dhe me vitet pas ’90, thelbi i punës së bashkive është dhënia e shërbimit për qytetarët dhe operatorët. Sa më shumë rritet kërkesa e qytetarëve për shërbimet dhe bashkitë duhet ti përgjigjen dhe kjo nënkupton dhe rritjen e numrit të punonjësve. Por s’mund të thuhet që e morëm me 20 mijë dhe sot e kemi 19 mijë dhe të themi se është dështim. E dyta e thash janë dy shtylla që përbejnë thelbin e qeverisjes vendore, dhënie e shërbimit shpejt dhe e dyta parimi i ekonomisë së shkallës sepse nëse nuk do e kishim këtë do kishim vetëm njësi vendore të varura totalisht nga pushteti vendor dhe ai pastaj kishte dhe mundësinë të prishte rregullin e demokracisë. Mos të harrojmë që varësia e tejskajshme e njësive vendore ka humbur autonominë sepse ai që të jep paratë ai dhe të kontrollon dhe këtu është politika që ne duhet të arrijmë një pikë ekuilibri, pra dhënia e shërbimit me ekonominë e shkallës është pika që kërkon një proces të gjatë, pjesë e rëndësishme e demokracisë së një shteti në tërësi, jo thjesht ta shohim të shkëputur.



