Kryedemokrati Sali Berisha tha në hyrje të parlamentit se qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës si zgjidhjen e vetme të gjendjes dramatike që përjeton vendi.
Ai deklaroi se Edi Rama përjeton periudhën e poshtërimit më maksimal të një qeveritari dhe Kryeministri.
Në një kohë kur Edi Rama, njeriu më i poshtëruar në detyrë sot, në të gjithë hapësirën e Bashkimit Europian dhe më gjerë, nuk ka sot një kryeministër të poshtëruar para botës dhe popullit të tij siç është Edi Rama. Është i poshtëruar sepse po shkelmon ligjet dhe Kushtetutën për të mbrojtur vjedhjet e tij.
Është i poshtëruar sepse për interesa të hajdutërisë së tij, pasurive të tij të paligjshme, po mbyll dyert e BE për Shqipërinë. Është i poshtëruar se aty ky miraton ligje në parlament për firmën e tij, firmën ia merr Pëllumbesha Spirogjoka. Është i poshtëruar se aty ku bën ligje që Linda e tij të jetë First Lady e Shqipërisë, zonja Begaj ia menderos ligjin.
Deklarata e kreut të opozitës vjen ndërsa parlamenti pritet të votojë për heqjen ose jo të imunitetit të Belinda Ballukut, ndërkohë që jashtë parlamentit mbahet protestë.



