Gazetari Sokol Bregu tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se në Shqipëri bëhet verifikim i pasurisë vetëm në rastet kur një person bëhet pjesë e një procedimi penal, ndryshe nga vendet e tjera.
Nuk ka atje se bie në sy menjëherë dhe funksionon shteti. Kontrollon ku i gjete paratë që e bleve këtë makinën luksoze. Në Shqipëri kanë 20 Ferrari dhe askush nuk e di kujt i takojnë, si u blenë. Ka Lamborgini pafund, askush nuk jep shpjegim.
Në Shqipëri nuk ka verifikime të tilla, në Shqipëri: Vetëm po re pjesë e ndonjë verifikimi penal atëherë do bëhet dhe verifikimi i pasurisë.
Më tej Bregu tha se tek AMP-ja të gjithë inspektorët janë të pasur.
Tek AMP-ja, të gjithë inspektorët janë të pasur. T’i bëjnë një herë vetingut atyre që do kontrollojnë. Shqipëria është të korruptuarit që kontrollojnë të korruptuarit, ky është sistemi. Është sistem i mbyllur.



