
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit, ka deklaruar se ka pasur një komunikim zyrtar lidhur me heqjen e kufizimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Berisha u shpreh se ai nuk ka qenë kurrë “non grata”, por vetëm i është ndaluar hyrja në SHBA në një periudhë të caktuar.
Ai theksoi se ka pasur komunikim zyrtar për heqjen e këtij kufizimi, por nuk dha detaje mbi zyrtarin me të cilin është zhvilluar komunikimi.
U ktheva! Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non-grata.
Të jeni të sigurt. Jo! Nëse do tani…
Nuk kam qen kurrë non-grata. Ka qenë një sanksion viza.
Kundërshtarët e mi kanë thënë non-grata unë se kundërshtova. Ka qenë ndalim hyrje në SHBA.
Sot unë them u ktheva. Mirupafshim!



