Tentoi të korruptonte policin me 20 euro, arrestohet 31-vjeçari

Tentoi të korruptonte policin me 20 euro, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar është vënë në pranga pasi tentoi të korruptonte një punonjëstë policisë kufitare.

Specialistët e Sektorit tëHetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit e Migracionit Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Besmir Bega, 31 vjeç, banues në Berat.

Më datë 18.11.2017, ky shtetas është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, për të kryer veprimet e regjistrimit.

Në momentin kur punonjësi i policisë i ka kërkuar pasaportën, shtetasi i mësipërm ia ka dhënë këtë të fundit gjysëm të hapur me një kartëmonedhë të prerjes 20 Euro, në brendësi të saj. Nga verifikimet e kryera në sistem rezulton se ky shtetas, kishte tejkaluar afatin e qëndrimit në zonën Schengen.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy