Dhuna dhe abuzimi me kafshët/ Veterinarja Mebelli: Mungesa e empatisë ndaj tyre lind që në gjenezë

Dhuna dhe abuzimi me kafshët/ Veterinarja Mebelli: Mungesa e empatisë ndaj tyre lind që në gjenezë

Të shumta janë rastet e individëve që kujdesen për kafshët, por po ashtu nuk mungojnë rastet e dhunës dhe abuzimit ndaj këtyre krijesave të pafajshme, të cilat shfaqen në forma të ndryshme.

Këto situata shpesh raportohen në media dhe rrjete sociale, duke nxitur shqetësim të madh për mënyrën se si trajtohen kafshët.

Drupal Ad

Lidhur me këtë fenomen, veterinarja Ornela Mebelli, e cila ishte e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, shpjegoi se dhuna ndaj kafshëve shpesh ka rrënjë që në gjenezën e individëve, në familje.

Mebelli thekson se mungesa e empatisë ndaj kafshëve lind që nga fëmijëria, kur fëmijët "edukohen" të mos trajtojnë mirë këto krijesa.

Mungesa e empatisë është një fenomen që ka origjinën në familje. Nëse një fëmijë rritet me bindjen se kafshët nuk kanë ndjenja dhe nuk vuajnë, atëherë ai do të zhvillojë një qëndrim të tillë për gjithë jetën.

Nëse prindërit shohin që fëmija nuk ka empati ndaj një kafshe, kjo mund të fillojë me një dhunë të vogël ndaj kafshëve, siç është rrahja e maceve ose qenve, dhe më pas mund të kalojë në një sjellje më të rëndë.

Mungesa e empatisë gjatë fëmijërisë mund të jetë një faktor i rëndësishëm që çon në sjellje abuzive më vonë në jetë. Studimet kanë treguar se ata që bëhen vrasës ose abuzues të kafshëve shpesh kanë pasur një mungesë empatie që ka filluar që nga fëmijëria.

Një fenomen tjetër shqetësues që Mebelli ka vënë re është përdorimi i videove nga fëmijët, të cilët filmojnë aktet e dhunës ndaj kafshëve dhe i postojnë në rrjetet sociale, duke i trajtuar ato si një mënyrë për të treguar forcën e tyre.

Duke bërë video duke i dhunuar kafshët, fëmijët e shohin këtë si një shprehje të egos së tyre, duke i bërë keq një qenieje të pafajshme dhe duke u ndier të fuqishëm.

Kafshët, veçanërisht qentë dhe macet, mund të ndiejnë frikë dhe dhimbje kur abuzohen, dhe shpesh janë në gjendje të dallojnë ndihmën nga kërcënimi.

Kafshët kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të kuptuar kush i ushqen dhe kush i sulmon, dhe kjo është një njohuri që formohet nga përvoja e tyre me njerëzit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy