Sunak fiton garën brenda partisë, së shpejti kryeministër i Britanisë së Madhe

Sunak fiton garën brenda partisë, së shpejti kryeministër i Britanisë së Madhe

Rishi Sunak ka fituar garën e lidershipit konservator dhe pritet të bëhet kryeministri i tretë i Britanisë së Madhe, duke pasuar Lizz Truss, e cila qëndroi vetëm 45 ditë në detyrë.

Sunak, prindërit e të cilit janë me origjinë indiane Punjabi, do të jetë personi i parë me ngjyrë që do të bëhet kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar. Ai nuk është kryeministri i parë që vjen nga një pakicë etnike - Benjamin Disraeli, i cili e mbajti detyrën dy herë midis 1868 dhe 1880, ishte me origjinë hebreje.

Sunak pritet ta marrë zyrtarisht postin e kryeministrit nga Truss brenda një dite apo më shumë. Nëse ai merr detyrën nesër, Truss do të ketë mbushur 50 ditë në postin e kryeministres, mandati më i shkurtër në histori. Ajo pranoi të jepte dorëheqjen të enjten e kaluar pas kaosit brenda kabinetit të saj dhe pas debateve të ashpra brenda partisë për buxhetin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy