Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në një reagim në X, thekson se Shqipëria qëndron përkrah SHBA-ve në veprimet e tyre kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.
"Shqipëria qëndron pa mëdyshje përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-ve në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narkoterrorist të Venezuelës. Ne mbështesim udhëheqjen e fortë të Sekretarit Rubio në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale.
Populli i Venezuelës ka një të drejtë të pamohueshme për liri, demokraci dhe sundimin e ligjit, dhe komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të mbetet i heshtur përballë shtypjes dhe frikës.
Si një aleate e palëkundur e SHBA-së dhe anëtare e NATO-s, Shqipëria qëndron krah për krah me udhëheqjen amerikane në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë globale”.



