Arben Hadarmartaj, ish drejtues policie në një lidhje skype me studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se sot situata në policinë e shtetit me rrjedhjen e informacioneve është katastrofike sepse është prishur sistemi brenda saj. Ai tha se dalja e këtyre të dhënave e zhdekurajojnë qytetarin të japi informacione.
“Situata në Policinë e Shtetit është katastrofike. Për mendimin tim është prishur sistemi brenda Policisë së Shtetit. Imagjino që polica dhe shteti, kryesisht policia kriminale që ka për detyrë të parandalojë aktivitetet kriminale të të gjitha llojeve të fushave, të ruajë jetën dhe pronën e qytetarëve punon nëpërmjet bashkëpunëtorëve të saj, pra informacioneve që merr nga punonjësti e policisë të terrenit në bazë, por kryesisht Policia e Shtetit dhe ajo kriminale ka bashkëpunëtorë, qytetarë të ndryshëm siç ka edhe Shërbimi Informativ i Shtetit dhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë, pra janë këto institucione që kryesisht marrin informacion nëpëmjet bashkëpunëtorëve.
Imagjino në qoftë se një bashkëpunëtor policie që fatkeësisht ne jemi mësuar të shohim që sa garanci ka që ai punonjës të japë informacion dhe sa garanci ka që ai informacion nuk shfaqet në media. Kjo është pjesa që unë mendoj se është më shqetësuese sepse në njëfarë mase është shkatërruar vetë sistemi i Policisë së Shtetit.
D.m.th. dalja e këtyre të dhënave dhe në qoftë se marrim edhe këtë informacion që Gledis Nano kishte dërguar përsa i përket atij Talo Çelos kur kishte qenë drejtor i antiterrorit, pra ai tregon një dobësi shumë të madhe të Policisë së Shtetit që nuk ka funksionuar. Pra ai ka marrë informacion nga burimet e tij, e ka dërguar te eprorët dhe strukturat përkatëse qe duhet të kryenin detyrën për arrestimin dhe ndalimin e një personi të kërkuar dhe ai informacion ka mbetur aty sepse në fund të fundit Talo Çela vazhdon të jetë i lirë dhe sot në kërkim.
Po imagjinoni që ai bashkëpnëtor ose ai person që ka dhënë këtë informacion Gledis Nanos, dyshohet a është e mundur a e hamendësojmë edhe ne që Talo Çela sot e di nga kush i ka dalë ky informacion, pra ose nga shoqëria e tij, nga rrjeti që mund të jetë bashkëpunëtor ose nga rrethanat e sigurisë. Pra këto lloj informacionesh në njëfarë mase e dekuraojnë qytetarin për të dhënë informacion dhe për më tepër shkatërrojnë dhe zinxhirin ose trajtimin e informacioneve dhe pranë strukturave të Policisë së Shtetit sepse në fund të fundit këto janë frika që ne i kemi provuar edhe në rastin e Zaganit dhe në raste të tjera që janë bërë publike që informacione që kanë grumbulluar punonjësit e policisë kanë shkuar nga oficerët e korruptuar tek elementë me rekorde të theksuara kriminale.
Një problem tjetër shumë i madh që unë mendoj është sistemi TIMS ku interferojnë shumë e shumë sisteme të tjera.Është sistem NETMES ku ka dhëna kriminale dhe gjithë aktivitetin kriminal të cilët janë persona që janë në ndjekje, pra nuk janë persona me një vendim gjykate dhe ka mbaruar punë drejtësia me ta, por janë persona që janë
I pyetur nëse mundtë degjenerojë më tej ky problem dhe vendi ynë të zhytet më shumë drejt këtij rreziku, Hadarmataj tha se mendon se po.
Kjo shpresoj që kjo mos të ndodhë, por kam frikë se do të ndodhë, gjë që unë po them se është mjaft problematike si siguria kombëtare por dhe sistemi i policisë. TIMS është ndërtuar nga amerikanët dhe aty ka lloj lloj informacionesh dhe është i lidhur dhe sistemi i Interpolit. Pra ka shumë probleme, nuk është aq e thjeshtë që doli një informacion.



