Kontraceptivë për burra

Kontraceptivë për burra

Pilula kontraceptive për meshkuj më në fund mund të bëhet realitet. Në testet me minjtë, pilula rezultoi 99% efektive në parandalimin e shtatzënisë, ndërkohë që nuk prodhoi efekte anësore të dukshme, sipas zhvilluesve të tij, të cilët planifikojnë të nisin provat klinike të ilaçit te njerëzit në vitin 2022.

Gratë kanë më dhjetëra opsione efektive të kontrollit të lindjes, burrat kanë vetëm dy, dhe secili ka të metat e veta: prezervativët mund të prishen ose të rrëshqasin, ndërsa vazektomitë kërkojnë kirurgji dhe zakonisht janë të përhershme.

Numri i kufizuar i opsioneve për burrat ka bërë që gratë zakonisht të mbajnë mbi supe barrën financiare dhe shëndetësore të kontrollit të lindjes. Një opsion afatgjatë dhe i lehtë për burrat mund t’ua barrën grave, duke u dhënë burrave më shumë kontroll mbi shëndetin e tyre riprodhues.

Nëse një pilulë femërore thjesht duhet të bllokojë lëshimin e një veze çdo muaj, një pilulë për meshkujt duhet të jetë në gjendje të bllokojë prodhimin e miliona spermatozoideve çdo ditë.

Pilula e re vë në shënjestër një proteinë të lidhur me formimin e spermës, në vend të testosteronit. Ajo është krijuar nga studiuesit e Universitetit të Minesotës

Për të testuar me të vërtetë potencialin e pilulës për meshkuj, ekipit do t'i duhet ta testojë atë te njerëzit dhe studiuesja Gunda Georg tha se plani është që provat klinike të fillojnë në gjysmën e dytë të vitit 2022. Nëse ato shkojnë mirë, pilula mund të jetë gati për treg brenda pesë viteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy