1300 të burgosur shqiptarë në burgjet angleze/ Krashi: Me marrëveshjen e ekstradimit, qeveria të kërkojë ndërtimin e një burgu në Shqipëri (VIDEO)

1300 të burgosur shqiptarë në burgjet angleze/ Krashi: Me marrëveshjen e ekstradimit, qeveria të kërkojë ndërtimin e një burgu në Shqipëri (VIDEO)

Përqasja e autoriteteve britanike ndaj emigrantëve shqiptarë, ëhstë tema kryesor e vizitës së kryeministrit Edi Ramë në Britaninë e Madhe.

Duke marrë parasysh situatën e krijuar në Britani me emigrantët shqiptar dhe tensionin e krijuar pas deklaratave për dërgimin e tyre në Ruanda, deputeti i PS, Lavdrim Krashi, thotë se bëhet fjalë për një ligj jo vetëm për çështjen e shqiptareve por më gjerë.

Çështja e emigracionit në Mbretërinë ë Bashkuar nuk është vetëm çështje e shqiptarëve, kështu që asnjë kryeministër i një vendi tjetër nuk ka shanse të ndikojë në politikën britanike sa i takon emigracionit. Ne mund të diskutojmë por në fund të fundit kush jemi ne të japim mend se çfarë qasje duhet të kenë ata lidhur me emigracionin, nëse ata do ti trajtojnë kërkesat e tyre gjatë kohës që ata do të qëndrojnë në Britani apo do të shkojnë në Ruanda.

Nuk është se ka të bëj ky ligj vetëm më shqiptarët, nëse me pyet mua unë mendoj se është joetike, kjo që po kërkon të bëj qeveria britanike por ajo është qeveria dhe ne nuk kemi çfarë të bëjmë.

Përsa i takon marrëveshjes për burgjet mes Britanisë dhe Shqipërisë, sipas deputetit socialist, qeveria shqiptare ka të drejtë të kërkoj që bashkë me ekstradimin e të burgosurve shqiptar të kërkoj nga Anglia ndërtimin e një burgu në Shqipëri dhe përmirësimin e kushteve të burgjeve për kthim të tyre.

 Sa i përket çështjes së marrëveshjes së burgjeve, është e firmosur nga ministrat përkatës të drejtësisë që në vitin 2011, përveç marrëveshjes janë anekset, ose procedurat se si do të bëhen. Pika e parë e marrëveshjes është se i burgosuri duhet te jetë dakord që të vij të vuaj dënimin në vendin e origjinës, shteti pritës që është Anglia, duhet të jetë dakord edhe ai dhe shteti shqiptar të jap miratimin.

Unë do besoja fort, që Rama me ekipin e tij kanë diskutuar dhe detaje se si mund të bashkëpunohet në këtë fushë, do mendoja qe qeveria shqiptare mund të negociojë asistencë, sepse Mbretëria e Bashkuar dhe Uellsi, ka rreth 100 mijë të burgosur dhe ka mbipopullim dhe të njëjtën marrëveshje që e ka bërë me Shqipërinë do të bej edhe me vendet tjera. Kam mendimin tim që është detyrë dhe e drejt e qeverisë shqiptare të kërkojë asistencë.

Nëse qeveria britanike ka nevojë të ul mbipopullimin në burgjet e saj mund ta bëhen përmes rikthimit të disa të burgosurve , por mund të ndihmojë me rritjen e kapaciteteve të burgjeve, me përmirësimin e kushteve në burgje, se ka disa burgje të ndërtuar qysh në kohën e komunizmit ku nuk ka vënë kush dorë në ta, unë do shkoja edhe më lart fare mirë të kërkojë që përderisa ke 1300 të burgosur vetëm në Angli e në Uells, hajde ndërtoje një burg në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy