Iran, Hassan Rouhani fiton zgjedhjet presidenciale (VIDEO)

Iran, Hassan Rouhani fiton zgjedhjet presidenciale (VIDEO)

Iranianët kanë festuar në Teheran, pasi presidentin në largim Hassan Rouhani u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale të vendit.

Duke siguruar më shumë se 57 përqind të votave, ai ka siguruar një mandat të dytë.

Rouhani premton të hapë Iranin në botë dhe të japë liritë për popullin e tij.

Presidenti Hasan Rouhani fitoi përballë kundërshtarit konservator,  Ebrahim Raissi.

"Sigurimi shëndetësor është një nga gjërat më të rëndësishme që ka arritur Rouhani. Një i afërm i imi kishte kancer dhe ne duhej të paguanim dy milionë dollarë ", tha një mbështetës.

"Por kjo shumë ka zbritur në vetëm 1400 raste kur filloi një Plan Shëndetësor. Rouhani ka bërë punë të madhe për ne. "

Një tjetër shtoi: "Ne votuam për z. Rouhani për të vazhduar punën e tij të fortë diplomatike dhe për t'u kushtuar më shumë vëmendje të rinjve në vend".

Kjo fitore do t’i lejojë klerikut të moderuar të vazhdojë politikën e hapjes ndaj botës, e faktuar edhe me marrëveshjen historike bërthamore me fuqitë e mëdha, në korrik të vitit 2015.

"Irani zgjodhi rrugën e ndërveprimit me botën, larg dhunës dhe ekstremizmit. Kombi ynë dëshiron të jetojë në këtë botë në miqësi. Por ne nuk jemi të gatshëm për t'u poshtëruar dhe kërcënuar, " tha Rouhani në një fjalim televiziv.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy