Trafiku i emigrantëve nga Bangladeshi, Tela: Erdhën si punëtorë, paguan nga 5000 euro për të shkuar drejt BE-së

Trafiku i emigrantëve nga Bangladeshi, Tela: Erdhën si punëtorë, paguan nga 5000 euro për të shkuar drejt BE-së

Gazetari Andi Tela në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ka komentuar për arrestimet e SPAK e disa ditëve më parë të zyrtarëve të policisë dhe drejtues të agjencive të punësimit që ishin të përfshirë në trafikun e klandestinëve nga vendet e Lindjes. Ai tha se kjo mënyrë e trafikimit nisi pasi agjencitë e punësimit ftuan punëtorë të huaj për të punuar në Shqipëri dhe ata erdhën, por qëndruan vetëm për pak javë për të ikur drejt vendeve të BE-së, për të cilën kanë paguar deri në 5000 euro. “Shqiptarët po lënë vendin dhe kryeministri e qeveria socialiste u bënë thirrje bizneseve që të merrnin punëtorë nga Bangladeshi. Ata filluan të kërkonin nga ato vendeve. U ngritën agjencitë dhe përgatisnin listën me nga 100 punëtorë që vinin këtu në mënyrë të rregullt me leje qëndrimi të tipit D. Biznesmenët më pas filluan të ankoheshin se punëtorët rrinin një muaj dhe iknin. Hetimi i SPAK-ut për emigrantët nga Bangladeshi zbuluan se ata kishin paguar nga 5000 euro për të ardhur këtu dhe brenda kësaj ishte edhe mundësia që të shkonin edhe drejt vendeve të BE-së”, tha Tela.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy