Kushtetuesja rrëzon partitë e vogla, Elezi: Të gjithë deputetët do dalin nga listat e mbyllura

Kushtetuesja rrëzon partitë e vogla, Elezi: Të gjithë deputetët do dalin nga listat e mbyllura

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, për rrëzimin nga Gjykata Kushtetuese të kërkesës së partive e vogla, kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të dakordësuara mes PS dhe PD, sa i përket listave të kandidatëve preferencialë thotë se në këtë formë të gjithë deputetët do të dalin nga listat e mbyllura.

Ai tha për MCN Live se në gjykimin politik ka një absurd se si Partia Demokratike, një parti opozitare të kërkojë lista të mbyllura.

Drupal Ad

Ato thonë çdo parti që është poshtë 34% të votave nuk merr as një deputet me garë. Kur kalon 34% të votave fillon merret deputeti i parë. 1/3 e deputetëve nuk është e vërtetë.

Kjo është pjesa iluzive që duan të gënjejnë opinionin me fjalë. Nëse asnjë parti nuk shkon te 34% deputetët janë nga listat e mbyllura.

Këtu ka një problem kushtetues. Për të dalë nga kjo barrierë ka artifica që nuk e ka vendosur Gjykata Kushtetuese, por dy partitë e mëdha.

Partia Demokratike i ka vendosur edhe vetes një barrierë, se nga sondazhet PD është poshtë 35%.

Djallëzia në këtë rast është në kokën e këtyre ekspertëve të Partisë Demokratike.

Është e turpshme dhe e pamoralshme për opozitarët që të ndërtojnë një ligj që i vendosin barrierat vetes.

Të gjithë deputetët do të dalin nga listat e mbyllura.

Pjesa më e madhe e deputetëve do emërohen nga kryetari i partisë, që në këtë rast është Edi Rama dhe Sali Berisha.

Proceset demokratike brenda partive janë inekzistente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy