Prefektura e Stambollit ka ndaluar demonstratat politike deri më 23 mars.
Vendimi vjen pas arrestimit të kryebashkiakut Ekrem Imamoglu për "korrupsion" dhe "ndihmë të organizatës terroriste PKK".
Imamoglu, i cili u zgjodh dy herë kryetar bashkie me partinë kryesore opozitare CHP dhe konsiderohet si rivali kryesor i Presidentit Recep Tayyip Erdogan, kishte njoftuar synimin e tij për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të planifikuara për në vitin 2028, dhe së fundmi ishte vënë nën hetim për disa akuza.



