Lufta e mundshme Rusi-Ukrainë, Zelensky tregon vendet që rrezikohen

Lufta e mundshme Rusi-Ukrainë, Zelensky tregon vendet që rrezikohen

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi sot përmes një konference për mediat se pasi Rusia njohu pavarësinë e separatistëve në Lindje të Ukrainës, kërcënohet siguria e disa shteteve të tjera.

Siguria e kufijve të një shteti vendos sigurinë e një vendi tjetër. Ne nuk jemi anëtarë të BE, apo NATO-s, por nëse kemi një përshkallëzim, një pushtim të plotë nga Rusia, fqinjët tanë do të viheshin në rrezik. Moldavia, Lituania , Letonia, Estonia”, u shpreh ai.

Zelensky u shpreh se askush nuk dëshiron luftë në Ukrainë, por theksoi se duhet të përgatitemi ndaj çdo lloj agresioni të mundshëm nga Kremlini. Presidenti Ukrainas tha se po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kievit dhe Moskës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy