Në ditën e Kurban Bajramit, është përcjellë për në banesën e fundit gjykatësja Fildez Hafizi, e vrarë pasditen e së enjtes nga ish-burri i saj, 53-vjeçari Fadil Kasëmi. Kolegët e gjykatëses ngushëlluan familjarët, ndërsa këta të fundit akuzojnë shtetin që nuk mori masa. Prokuroria shprehet se gjykata nuk vlersëroi rrezikshmërinë e këtij personi. Parukierja që pa vrasjen para syve të saj, thotë se është ende e terrorizuar.



