
Shtyhet për në 7 korrik me kërkesë të SPAK seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit, mëson MCN TV. Avokati i familjarëve Dorjan Matlija do të përfaqësojë 109 persona të familjeve të viktimave dhe të plagosurve në ngjarjen tragjike të “Gërdecit”. Në seancë sot u paraqitën edhe familjarë të tjerë krahas Zamira dhe Freuzan Durdës. Mes personave në seancë ishte edhe Afërdita Canga, e cila humbi burrin në ngjarjen e Gërdecit.



